Euro 2024 / Incidentet nga tifozët në ndeshjen Shqipëri – Spanjë, UEFA gjobit FSHF-në me 86,500 euro

Lajme

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi të gjobisë për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86,500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tretë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” kundër Spanjës. Ndeshja u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dusseldorfit.

Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.

Shqipëria është gjobitur plot 171,375 euro në 3 ndeshjet e Europianit.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,500 euro për ndezjen e flakadanëve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45,000 euro për hedhjen e sendeve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,000 euro për pushtimin e fushës.
Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos FSHF-së, teksa është gjobitur edhe në dy ndeshjet e raundeve të para në Europian, ndaj Italisë (37,375 euro) dhe Kroacisë (47.500 euro), po për të njëjtat arsye.



sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare , Euro 2024,kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *