Ermal Krasniqi, sulmuesi anësor nga Kosova, e ka përmbyllur transferimin te Amedspor, skuadër që garon në Superligën e Turqisë.
Lajmi është bërë i ditur sot (e premte) nga klubi kurd, i cili e ka zyrtarizuar afrimin e Krasniqit nga Legia Varshava.
Futbollisti 27-vjeçar i Përfaqësueses së Kosovës i është bashkuar Amedsporit në formë huazimi, pasi i ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore.
Zyrtarizimi u publikua nga faqja zyrtare e Amedsporit në rrjetet sociale, përmes një videoje ku shkruhej: “Ju mirëpresim Ermal Krasniqi”.
Duhet theksuar se te klubi turk janë pjesë edhe një tjetër futbollist nga Kosova, Florent Hasani, si dhe trajneri Besnik Hasi, i cili u zyrtarizua pak ditë më parë.


