Erik Ten Hag tregon tri blerjet që po planifikon t’i bëjë tek Man Unitedi sezonin e ardhshëm

Lajme

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka zbuluar tri blerjet që po planifikon t’i bëjë në rast se mbetet në krye të ‘Old Trafford’ sezonin e ardhshëm.

Ka thashetheme të mëdha se Ten Hag do të shkarkohet nga Unitedi pasi klubi përfundoi në pozitën e tetë në Ligën Premier.

Raportimet në prag të finales së FA Cup ndaj Manchester Cityt, pretenduan se Ten Hag do të shkarkohet pavarësisht rezultatit që arrin në ‘Wembley’.

The Guardian kishte raportuar se United ka hartuar një listë prej pesë kandidatëve të mundshëm për ta zëvendësuar holandezin – Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Graham Potter, Thomas Frank dhe Kieran McKenna.

Ten Hag ka shtuar se ai tashmë ka bërë planet për ekipin e tij pasi pranoi se sezoni 2023/2024 ka qenë një kampanjë e dështuar për ta.

Tekniku holandez gjithashtu zbuloi tri zonat e fushës në të cilat ai dëshiron që të përforcohet pas një sezoni që u pengua nga lëndimet e disa lojtarëve kyç.

“Ne kemi nevojë për një sulmues shtesë në verë dhe nëse mund të nënshkruajmë me një mesfushor qendror dhe një zëvendësim për Varane, gjërat do të duken mirë përsëri”.

“Nëse ekipi qëndron i shëndetshëm, atëherë ne mund të tentojmë për top katërshen përsëri”, ka thënë Ten Hag. /Telegrafi/



sport,Erik Ten Hag,Manchester United,Premier League , Erik Ten Hag,Manchester United,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *