Ylli i Chelseat, Enzo Fernandez thuhet se i ka ofruar veten Barcelonës si një objektiv transferimi për verën e vitit 2024.
Fernandez përfundoi një lëvizje të bujshme në Stamford Bridge pasi luajti një rol kyç në fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kalimi i tij në Stamford Bridge ishte një rekord transferimi në Ligën Premier përpara se të thyhej nga nga shoku i skuadrës së Bluve, Moises Caicedo, këtë verë.
Megjithatë, 23-vjeçari ka luftuar për të përmbushur çmimin e tij të madh në një bazë të qëndrueshme në Londër, dhe ai thuhet se po konsideron një largim të mundshëm.
Kontrata aktuale e Fernandez e lidh atë me Chelsean deri në vitin 2032, por raportet e fundit nga Diario Sport thonë se ai është i etur për një lëvizje në Kataluni.
Ish-organizatori i Benficas thuhet se do të jetë i interesuar të luajë për Barcelonën në një moment të karrierës së tij dhe një marrëveshje mund të ofrohet për ta sjellë atë në Spanjë këtë verë.
Pamja financiare e Barcelonës mbetet e komplikuar dhe shpresa e tyre e vetme për një marrëveshje është një ofertë e mundshme huazimi në muajt në vijim. /Telegrafi/
🚨 Enzo Fernández has offered himself to Barcelona through his agent. @sport 🇦🇷 pic.twitter.com/iFyaHtygWC
— barcacentre (@barcacentre) February 9, 2024
sport,BARCELONA,chelsea,enzo fernandez,la liga,Premier League , BARCELONA,chelsea,enzo fernandez,la liga,Premier League