Endrick flet pas debutimit në Kupën e Botës: “Zoti më kishte thënë se do të arrija gjëra të mëdha në jetë”

Lajme

Ylli i ri i Brazilit, Endrick, ndau përshtypjet e tij pas paraqitjes shumë të mirë si zëvendësues në ndeshjen e parë të tij në Kupën e Botës, në fitoren 3-0 ndaj Haitit, ku pati edhe një gol të anuluar.

Brazili arriti një fitore të lehtë përballë Haitit në raundin e dytë të Kupës së Botës, ndërsa në këtë takim minutat e para i mori edhe sulmuesi i talentuar Endrick.


Endrick hyri në lojë në minutën e 64-të, duke zëvendësuar autorin e dy golave, Mattheus Cunha, dhe talenti brazilian u shpreh i kënaqur me debutimin e tij.


“Jam shumë i lumtur. Zoti më tha se do të bëja gjëra të jashtëzakonshme në jetën time. Të hyja në fushë dhe të shënoja një gol që më pas u anulua… por për mua, thellë në zemër, ishte një gol me shumë vlerë”, tha fillimisht 19-vjeçari.

“Po ashtu dua të falënderoj tifozët brazilianë, njerëzit që udhëtuan nga Brazili në Shtetet e Bashkuara për të mbështetur kombëtaren. Ky është një grup ku duhet të jenë vetëm lojtarët që kanë uri për të luftuar, për të luajtur, për të qenë në fushë dhe për të ndihmuar ekipin”.

“Besoj se kushdo që është aty do ta ndihmojë ekipin dhe do t’i sjellë diçka ndryshe grupit. Po punoj çdo ditë, duke i bërë gjërat në mënyrën e duhur, duke e shtyrë veten përpara çdo ditë, që kur të vijë mundësia të jem gati dhe të mund të bëj atë që kam bërë gjithmonë me ekipin kombëtar: të luaj çdo ndeshje sikur të ishte e fundit”, përfundoi Endrick.

Promo