“Ëndërr” në sirtar për Vllazninë, Shkodran Mustafi drejt Serie A

Lajme

Shkodran Mustafi është “ëndrra” në sirtar e Vllaznisë. Klubi shkodran e tentoi në merkaton e janarit, por nuk ia dolën dot ta transferojnë në Shqipëri. 31-vjeçari është aktualisht pa një skuadër që prej largimit nga Levante, ndërsa tashmë është në kërkim të një ekipi të ri.

Mustafi ka disa oferta, por duket se karriera e tij futbollistike pritet të jetë në Itali, ku në Serie A ka disa epike të interesuara për të. Salenitana e cila drejtohet nga Pippo Inzaghi është në “pole-position” për të trasnferuar lojtarin me origjinë shqiptare.

Në ditët në vijim pritet të konkretizohet edhe ky operacion. Kontrata pritet të jetë deri në fund të këtoj sezoni dhe me opsion zgjatjen e saj deri në qershor të 2025. Ky do të ishte një rikthim për Shkodranin në Serie A, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanelën e Sampdorias. /newsport.al/



sport,serie a,shkodran mustafi,Superiore,vllaznia , serie a,shkodran mustafi,Superiore,vllaznia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *