Brenda pak javësh nën drejtimin e Glen Dajës, Elbasani është shndërruar në një skuadër të shpejtë e dinamike, të rrezikshme në kundërsulm dhe të aftë për të gjetur golin. Sonte, verdheblutë luajnë në Rrogozhinë kundër kampionëve të Egnatias.
Skuadra e Nevil Dede ka shënuar goleadë ndaj disa rivalëve në “Arena Egnatia”, por ndeshja e sotme me Elbasanin pritet të tregojë më shumë sesa thjesht fituesin e 3 pikëve.
Një triumf i Mazarit me shokë në këtë transfertë të vështirë do të ishte sinjal se Elbasani i Dajës është gati dhe i denjë për të synuar titullin. Nga ana tjetër, Egnatia kërkon të reagojë pas humbjes, ndërsa Teuta i është afruar në renditje në vetëm 1 pikë.
