Eksperimenti i Artetës, punëson hajdutë që të vjedhin lojtarët e Arsenalit

Lajme

Për tu treguar lojtarëve se duhet të jenë gjithmonë vigjilentë si në fushë edhe jashtë saj, trajneri i Arsenalit ka bërë një eksperiment të çmendur.

Mikel Arteta, i cili është gati që të nisë sezonin e tij të gjashtë në krye të “topçinjve” të Londrës ka punësuar fshehurazi një “skuadër” hajdutësh, të cilët kanë marrë telefonat dhe portofolat e lojtarëve të Arsenalit gjatë një darke.

Në fund të darkës, Arteta ka pyetur lojtarët nëse u mungonte ndonjë gjë. Dhe lojtarët kanë vënë re se u mungonin sendet personale.

Morali i historisë? Lojtarët duhet të jenë gjithmonë vigjilentë si në fushë edhe jashtë saj.



sport,arsenal,arteta , arsenal,arteta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *