Egnatia zyrtarizon Arben Metën në postin e Drejtorit Ekzekutiv

Egnatia zyrtarizon Arben Metën në postin e Drejtorit Ekzekutiv

Lajme

Egnatia ka bërë publik emërimin e Arben Metës si Drejtorin e ri Ekzekutiv të klubit.

Kampionët e Shqipërisë e dhanë lajmin përmes rrjeteve sociale, ku i uruan mirëseardhjen Metës dhe theksuan se eksperienca, vizioni dhe angazhimi i tij pritet të ndikojnë në ecurinë dhe arritjet e mëtejshme të klubit, si në aspektin sportiv ashtu edhe jashtë fushës.

Me përvojë, vizion dhe përkushtim, ai i bashkohet familjes sonë për të kontribuar në zhvillimin dhe suksesin e mëtejshëm të klubit. Mirë se erdhe dhe suksese në këtë rrugëtim me ngjyrat bardhejeshile”, thuhet në njoftimin e Egnatias.

Ardhja e Arben Metës në këtë detyrë ndodh në një moment të rëndësishëm për skuadrën rrogozhinase, e cila kërkon të vijojë rezultatet pozitive në arenën vendase dhe njëkohësisht të forcojë projektin e saj edhe në garat evropiane.

https://www.instagram.com/p/DaV4K6RANbS
https://www.instagram.com/p/DaV4K6RANbS

Promo