Egnatia përsërit veten në Kukës, duke fituar me poker golash dhe përforcuar edhe më shumë pozitat në krye të renditjes. Rrogozhinasit fituan 4-1, duke fundour edhe më shumë ekipin verilindor.
Egnatia e zgjidhi ndeshjen për 22 minuta, duke shënuar tri herë. Pas golit më Malotës në minutën e 12-të, miqtë fituan penallti në të 30-ën, ku Felipe ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Zejnullait. Nga pika e bardhë Fernando gabon në gjuajtjen e parë, por portieri Tafas lë topin aty dhe sulmuesi i Egnatias nuk fal për 0-2.
Katër minuta më pas rrogozhinasit shënojnë edhe golin e tretë. Asist perfekt i Ndrecës dhe Gjata shënon për 0-3. Trajneri Nica ndërhyn dhe bënë 3 zëvendësime, mes tyre edhe portieri Tafas i lënduar. Në pjesën e dytë vendasit kërkuan më shumë golin dhe shpërblehen në minutën e 80-të Rashiti ngushton diferencat.
Por vetëm kaq, pasi me anjë të një kundërsulmi, Egnatia shënon golin e katërt me anë të Montenegros një minutë para fundit. Një fitore bindëse e rrogozhinasve që po bëjnë një sezon të jashtëzakonshëm, nga ana tjetër Kukësi rrezikon më shumë se kurrë. /balkanweb/
sport,egnatia,Kukes , egnatia,Kukes