Besiktasi mund të shtojë numrin e lojtarëve shqiptar në sezonin e ri, pasi që është duke e shikuar nga afër mundësinë që të afrojë mbrojësin Berat Gjimshiti.
Sipas mediave turke, koordinatori i përgjithshëm i Besiktas, Samet Aybaba, ka udhëtuar këtë javë jashtë Turqisë për të parë nga afër disa lojtarë.
Aybaba ka ndjekur mbrëmjen mes Sportingut dhe Atalantas në Ligën e Evropës që përfundoi 1-1.
Mbrojtësi 33-vjeçar uruguaian Sebastian Coates dhe mbrojtësi shqiptar 31-vjeçar Berat Gjimishit ishin nën llupën e tij dhe të dy luajtën për 90 minuta.
Mësohet se Aybaba, ka përgatitur një raport të detajuar për të dy lojtarët dhe ka dhënë një opinion pozitiv.
Gjimshiti shtë pjesë e Atalantas nga viti 2016, ndërsa kishte dy sezone si huazim te Avellino dhe Benevento.
Ai është një nga lojtarët kryesorë të Kombëtares së Shqipërisë në vitet e fundit dhe kapiten i saj, ku me kuqezinjtë ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2024.
Nëse kalon te Besiktas, mbrojtësi shqiptar do të këtë për shokë skuadre dyshen Milot Rashica dhe Ernest Muçi. /Telegrafi/
sport,Besiktas,Ernest Muci,milot rashica,superliga turke , Besiktas,Ernest Muci,milot rashica,superliga turke