Ish-legjenda gjermane Didi Hamann i ka cilësuar lotët e Cristiano Ronaldos si diçka “e turpshme” pasi ylli portugez qau mbrëmë në fushë pas humbjes së penalltisë.
39-vjeçari u pa në lot pas pjesës së parë të vazhdimeve, teksa bashkëlojtarët e tij po mundoheshin që ta qetësonin atë.
Portugalia eventualisht fitoi me rezultat 3-0 pas ekzekutimit të penalltive pasi portieri Diogo Costa priti të tri penalltitë, teksa Ronaldo e konvertoi në gol goditjen e tij para se të kërkojë falje ndaj tifozëve.
Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Gjermanisë, Hamann, në një intervistë për televizionin irlandez RTE, e cilësoi reagimin e Ronaldos si “të turpshëm” dhe pretendoi se sulmuesi mendon vetëm për veten.
“39-vjeçar luan 120 minuta, ai humbet një penallti dhe më pas e dëshmon të kundërtën e asaj që Ronaldo është shndërruar në një lojtar ekipor, por unë mendoj se ai i ka treguar ngjyrat e tij të vërteta”, ka thënë fillimisht Hamann.
“Të humbasësh penalltinë, ai filloi të qajë në fushë, filloi të qajë në pjesën e parë pas vazhdimeve dhe unë mendoja, ‘E gjithë kjo ka të bëjë me ty’”.
“Ka një ekip prej 26 lojtarësh, ka një staf prej 20 personash, ka rreth 30-40 mijë tifozë aty, nuk ka të bëjë gjithçka me ty”.
“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë, sepse sapo ju shfaqni emocione, sapo të tregoheni emocional, është fundi”.
“Ai mendon vetëm për veten e tij. Ai e shënoi penalltinë dhe më pas i kërkoi falje tifozëve, nuk ka nevojë të kërkojë falje. Ai do të startojë ndeshjen e ardhshme, por nuk shoh ndonjë rezultat tjetër përveç fitores së Francës”, përfundoi Hamann.
sport,Cristiano Ronaldo , Cristiano Ronaldo