Rastet e futbollistëve që po ndërrojnë jetë në fushë, sa vijnë e shtohen. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Francë, ku u njoftua vdekja në fushë e një lojtari 25-vjeçar, Jordan Doke, i cili u rrëzua në tokë të dielën e 24 marsit gjatë një ndeshjeje.
Ai u ndihmua menjëherë nga stafi mjekësor, por nuk u bë e mundur mbajtja në jetë:
“Jordan u rrëzua përtokë papritur, ndërsa po vraponte gjatë lojës”, -tha presidenti i ekipit të të riut, AS Villey-Saint-Etien, Erik Lekler, i pranishëm në ndeshje.
Ndeshja u ndërpre menjëherë dhe më pas u shty për një datë që do të vendoset.
Skena dramatike u rijetua më pas nga presidenti Lekler, i cili shikonte nga ana tjetër, pa mundur të bënte asgjë.
“Instinkti i parë ishte thirrja e zjarrfikësve, të cilët mbërritën menjëherë.
Ndeshja u ndërpre menjëherë për të ndihmuar djalin. Jemi ende të gjithë në shok. Në ndeshje ishin të pranishëm shumë të rinj.
Tani kemi mbetur në kontakt për të kuptuar se çfarë duhet të vendosim për t’i ndihmuar lojtarët e tjerë, për shembull me asistencë psikologjike.
Ende nuk i kemi të gjitha informacionet për shkaqet e vdekjes, do të dimë më shumë në ditët në vijim”, – tha presidenti.
lajme,sport ,