E rëndë, futbollisti 24-vjeçar qëllohet për vdekje në një pikë karburanti

Lajme

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku futbollisti i Luke Fleurs, është qëlluar për vdekje.

Sipas “BBC”, të shtënat ndodhën në një pikë karburanti, në periferi të Floridës të Johanesburgut.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili përfaqësoi Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios, ku po priste t’i shërbenin kur iu afruan persona të armatosur të panjohur, të cilët e urdhëruan të dilte nga automjeti.

Një nga të dyshuarit u largua nga vendi i ngjarjes me veturën e Fleurs pas të shtënave.

“Të dyshuarit i drejtuan një armë zjarri dhe e nxorrën nga automjeti i tij, më pas e qëlluan një herë në pjesën e sipërme të trupit”, tha për mediat lokale zëdhënësi i polisicës Gauteng, Mavela Masondo.

Policia po merret me rastin dhe detaje të tjera do të jepen në orët në vijim.

Mbrojtësi 24-vjeçar, iu bashkua Kaizer Chiefs vitin e kaluar.

Ai më parë ka luajtur për SuperSport United.



bota,lajme,sport,24 vjecar,futbollisti,Luke Fleurs,per vdekje,Qellohet , 24 vjecar,futbollisti,Luke Fleurs,per vdekje,Qellohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *