Bota e sportit është tronditur gjatë ditës së sotme. Motoçiklisti Carles Falcónka humbur jetën për shkak të aksidentit të rëndë që pësoi në fillim të garës, në fazën 2, ku goditi kokën.
Ishte ekipi i “TëinTrail Racing”, pjesëmarrës në Dakar, që njoftoi këtë të hënë vdekjen e motoçiklistit Carles Falcón, në një mesazh të lëshuar për miqtë dhe njerëzit e afërt me ekipin.
“Këtë të hënë, më 15 janar, Carles u largua nga ne. Ekipi mjekësor ka konfirmuar se dëmtimi neurologjik, i shkaktuar nga arresti kardio-respirator në momentin e aksidentit është i pakthyeshëm.
Carles ishte një person i qeshur, gjithmonë aktiv, i cili kënaqej me pasion çdo gjë që bënte, veçanërisht motorët. Ai na ka lënë duke bërë diçka që ishte ëndrra e tij, duke garuar në Dakar. “Po kënaqesha, isha i lumtur në motor!” Ne duhet ta kujtojmë atë për buzëqeshjen e tij dhe për lumturinë që krijoi te të gjithë.
Inxhinier kompjuterash me profesion. Instruktori i motoçikletës dhe udhëzuesi i udhëtimit me motor me pasion. Ka shumë që kanë mësuar në krah të tij. Mësonte me durim, energji dhe lumturi, i bënte të gjithë të shijonin motoçikletën. Këtë na ka lënë dhe ne do ta mbajmë gjithmonë me vete, të gjithë ne që kemi qenë pranë tij, familjarë, miq, kolegë dhe mbështetës”, huhet në deklaratë.
sport,nderron jete sportisti,vdes carles falconka , nderron jete sportisti,vdes carles falconka