E papritur, trajneri i Belgjikës lë yllin e ekipit jashtë Euro 2024

Lajme

Përfaqësuesja e Belgjikës ka bërë publike ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Domenico Tedesco për Euro 2024.

Një listë e përbërë nga 25 lojtarë, ku nuk mungojnë edhe surprizat.

Ylli i Real Madrid, Thibaut Courtois nuk është grumbulluar nga trajneri Tedesco, vendim i cili ka nxitur shumë reagime.

Gardiani është i gatshëm që më 1 qershor në finalen e Champions League që Reali do të luajë përballë Dortmund, por përsëri trajneri i Belgjikës ka vendosur që ta lërë jashtë Europianit.

Kujtojmë që Belgjika është në Europian në një grup së bashku me Sllovakinë, Rumaninë dhe Ukrainën. Më poshtë do të njiheni me listën e Belgjikës për Euro 2024.



sport,Euro 2024,kombetarja e belgjikes , Euro 2024,kombetarja e belgjikes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *