Futbollisti i Racing Santander, Inigo Sainz – Maza është përjashtuar me karton të kuq nga ndeshja në momentin kur i kërkoi gjyqtarit ta ndalte lojën pasi kishte vërejtur se një tifoz po pësonte arrest kardiak.
Ndeshja po shkonte drejt fundit kur një tifoz 58-vjeçar, i cili ishte në Sardinero South Fund, pësoi dy arreste kardiake.
Falë intervenimit të mjekut të Racing, i cili menjëherë shkoi në tribuna për të ndihmuar të sëmurin, gjendja e këtij të fundit është e qëndrueshme.
Derisa, klubi kantabrian pritet të apelojë kundër kartonit të kuq.
sport,la liga , la liga