Armando Broja do të ketë një skuadër të re pas përfundimit të merkatos. Largimi i tij nga Chelsea është i sigurtë me londinezët që duan ta shesin. Skuadrat e interesuara janë shumë duke filluar nga Premier League me Everton te Bundesliga e Serie A.
Pikërisht në Itali u raportua për një interes të Juventusit, por është “TMW” që konfirmon seriozitetin e ‘Zonjës’ për sulmuesin shqiptar.
Klubi bardhezi do të ndajë rrugët me sulmuesin Arkadiusz Milik dhe janë vënë në kërkim për një zëvëndësues.
Dy janë emrat kryesor, Mateo Retegui i Genoas dhe Armando Broja. I pari mbetet më favoriti, por mund të bëhet problem çmimi i kartonit, ndryshe nga Broja që mund të vijë në formë huazimi.
Kujtojmë që për Brojën shprehu interes edhe Milani, por kuqezinjtë janë fokusuar totalisht tek Joshua Zirzkee.
sport,Armando Broja,JUVENTUS,serie a , Armando Broja,JUVENTUS,serie a