Një situatë e çuditshme ka ndodhur te Beshiktashi, me klubin gjigand turk që i ka ndërprerë kontratën mesfushorit Emirhan Delibas për një arsye që duket vërtet e pabesueshme.
Arsyeja është se 21-vjeçari përdorte aplikacion për të njohur njerëz të rinj për takime dhe lidhje.
Në një deklaratë, klubi tha: “Ne kemi ndarë rrugët me futbollistin profesionist Emirhan Delibas me marrëveshje të përbashkët.
I urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”.
Megjithëse arsyetimi zyrtar pas vendimit nuk u konfirmua, ka të ngjarë të ketë qenë i lidhur me profilin e pretenduar të Delibas në një aplikacioni të takimeve.
sport,emirhan delibas , emirhan delibas