Dyshja shqiptare, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani, kanë shkëlqyer me nga një gol të shënuar në fitoren komode të Rapid Bukureshtit me rezultat 2-0 ndaj Hermannstadit, në kuadër të javes së 26-të në elitën e futbollit rumun.
Krasniqi e gjeti golin në minutën e 54-të për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 ekipit të Rapidit pas asistimit të Borisav Burmaz, ndërsa Albion Rrahmani shënoi për të dyfishuar epërsinë e Rapidit në 2-0 në minutën e 66-të, duke u asistuar pikërisht nga Krasniqi.
Sipas SofaScore, Krasniqi ishte lojtari më i mirë në këtë takim pasi u vlerësua me notën 9.3, ku përveç golit të shënuar pati edhe një asistim, pesë pasime kyçe, një shans i madh i krijuar për gol si dhe gjashtë duele të fituara.
Në anën tjetër Rrahmani mori notën 7.7 falë golit të shënuar, por kjo nuk ishte e tëra pasi sulmuesi i talentuar pati edhe dy driblime të kompletuara, dy pasime kyçe si dhe katër duele të fituara.
Krasniqi pas 16 ndeshje të zhvilluara numëron dy gola dhe tri asistime, ndërkaq Rrahmani ka nëntë gola të sëhnuar dhe dy asistime.
Në këtë takim minuta pati edhe për Florent Hasanin, i cili u inkuadrua nga banka rezervë në 15 minutat e fundit të ndeshjes dhe pati një paraqitje solide./Telegrafi/
🇷🇴 Ermal Krasniqi opens the scoring for Rapid București vs Hermannstadt!🇽🇰
His second goal for the club.✌️
pic.twitter.com/TdiJMtScPM— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) February 16, 2024
🇷🇴 Albion Rrahmani’s ninth goal of the season for Rapid București assisted by Ermal Krasniqi! 💪
🇽🇰 That #Kosova connection 🔗
pic.twitter.com/lD2D6U5JDo— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) February 16, 2024
sport,albion rrahmani,ermal krasniqi,rapid buchurest , albion rrahmani,ermal krasniqi,rapid buchurest