Dyshime se fanella me numrin 9 e Mbappes është stampuar në dyqanin e Real Madridit

Lajme

E drejta e imazhit, bonusi i nënshkrimit dhe paga përfundimtare janë ato që e ndajnë Kylian Mbappen nga pranimi i ofertës së Real Madridit, raporton Diario AS.

Francezi po kërkon një pagë vjetore prej 50 milionë euro bruto (25 milionë euro neto) dhe një bonus nënshkrimi prej 150 milionë euro nëse do të largohet nga PSG.

Për më tepër, Mbappe dëshiron një përqindje të të drejtave të tij të imazhit që sjell rreth 100 milionë euro në sezon.

Real Madridi ende nuk ka rënë dakord me kërkesat e Mbappe dhe kjo shpjegon pse lojtari heziton të njoftojë publikisht se do të largohet nga PSG.

Duke qenë në një situatë të mjegulluar, ka aq shumë raportime në lidhje me të ardhmen e 25-vjeçarit, aq sa ka dalë një video që tregon se fanella e lojtarit është shtypur në dyqanin e Los Blancos.

Nuk dihet nëse kjo video është xhiruar në dyqanin e Real Madridit, apo është ndonjë inskenim ilegal i ndonjë dyqani që krijon fanella fallco.

Por, në shikim të parë – fanella ka shumë ngjashmëri me ato të klubi spanjoll, derisa kjo pamje mbetet e mjegulluar nga vërtetësia sa e ardhmja e Mbappes. /Telegrafi/



sport,Kylian Mbappe,la liga,Ligue 1,PSG,real madrid , Kylian Mbappe,la liga,Ligue 1,PSG,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *