E ardhmja e Mauricio Pochettinos te Chelsea do të vendoset më vonë këtë javë në një mbledhje të bordit.
Trajneri argjentinasi pritet të qëndrojë, por nuk përjashtohet një shkarkim.
Evening Standard raporton se Chelsea ka rënë në kontakt me agjentët e Ruben Amorim dhe Kieran McKenna.
I pari ka qenë i lidhur më parë me një kalim te Blutë. Mediumi bën të ditur se klubi londinez e ka admiruar atë që nga koha e Graham Potter.
Ky i fundit është një emër i ri dhe nuk është lidhur më parë me Chelsean. Një ish-ndihmës trajner i Manchester United, 38-vjeçari e ka udhëhequr Ipswich në promovime të njëpasnjëshme, nga Liga Një në Ligën Premier. Ipswich përfundoi i dyti në Championship këtë sezon.
Tani edhe Amorim edhe McKenna janë duke pritur në krahë për një ofertë nga Chelsea në rast se klubi shkarkon Pochettinon. /Telegrafi/
sport,chelsea,Mauricio Pochettino,Premier League , chelsea,Mauricio Pochettino,Premier League