Te Partizani kanë nisur përgatitjet për duelin me Kukësin, sfidë e cila do të luhet në “Arenën e Demave”. Kjo përballje është e vlefshme për javën e 26-të të Superiores dhe do të luhet ditën e premte në orën 17:00.
Një duel mjaft i rëndësishëm për demat që do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat pas humbjes me Skënderbeun. Për të kuqtë do të ketë mungesa të rëndësishme, por edhe rikthime me peshë.
Tedi Cara dhe Maguette do të jenë të gatshëm ndaj verilindorëve dhe Orges Shehi do t’i rikthejë ata në formacionin titullarë. Të dy lojtarët janë pika kyçe për kryeqytetasit, mungesa e të cilëve ishte e dukshme në Korçë.
Ndërkohë nga ana tjetër do të vazhdojnë të mungojnë për shkaqe dëmtimesh Xhuliano Skuka dhe Alfred Mensah. Në këto kushte Shehi do të duhet të mendojë një plan B për repartin e avancuar për sfidën me “djemtë” e Bledar Devollit. /newsport.al/
sport,Kukes,Partizani,Superiore , Kukes,Partizani,Superiore