Dy lojtarët që e duan me patjetër transferimin te Barcelona

Lajme

Barcelona përballet javën e fundit të tregut të transferimeve të dimrit me disa fronte të hapura që Deco si drejtor sportiv do të duhet të zgjidhë për të vazhduar të krijojë një skuadër që do t’i lejojë klubit të jetë edhe një herë në luftë për të gjithë titujt.

Klubi katalunas e di se duhet të shesë disa lojtarë për të realizuar prurje të reja në mënyrë që të konkurrojë për trofe sezonin e ardhshëm.

Barcelona ndër vite e ka pasur të lehtë të transferojë lojtarë, pasi prestigji i tyre ka joshur shumë lojtarë, ashtu siç ndodh tani me dy lojtarë mjaftë të talentuar.

Lucas Bergvall: Lojtari suedez i Djugardens është objektivi i madh dimëror i Xavit, i cili ka insistuar në mesfushorin 17-vjeçar nordik, ka bërë thirrje për gjëra të mëdha në vitet e ardhshme, me gjigantë të tjerë evropianë të interesuar për të marrë shërbimet e tij. Barça është e gatshme të ofroj 10 milionë euro për të mbyllur operacionin tani.

Messinho: Talenti i madh i futbollit brazilian ka shprehur në më shumë se një rast dëshirën e tij për të luajtur për Barcelonën, e cila nga ana e saj është e vetëdijshme se çmimi i lartë i blerjes e komplikon shumë operacionin.

Barcelona e di se duhet të veprojë shpejtë për t’i marrë dy lojtarët, pasi janë shumë skuadra të interesuar për dyshen. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,la liga,lucas bergvall,messinho , BARCELONA,la liga,lucas bergvall,messinho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *