Menaxheri i Barcelonës, Xavi Hernandez njoftoi në fund të janarit se do të largohej nga klubi këtë verë, por ai mund të ketë mundësi që të mos largohet fare nga drejtimi, pasi nuk do t’i mungojnë ofertat.
Largimi i Xavit mbetet disi i paqartë, me drejtorin sportiv Deco dhe presidentin Joan Laporta që refuzojnë të përjashtojnë mundësinë që ai të qëndrojë përtej verës.
Xavi ka qëndruar i bindur në këtë moment se po largohet dhe sipas tij ende asgjë nuk ka ndryshuar.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk do të merrte asnjë punë tjetër gjatë verës, përkundrazi do të preferonte një pushim vitin e ardhshëm.
Trajneri tha gjithashtu se donte t’i çonte fëmijët e tij në ndeshjet e trofeut Joan Gamper dhe të pushonte me familjen e tij.
Sipas HITC, Chelsea dhe Newcastle United po e konsiderojnë atë në mesin e kandidatëve të tyre për vendet e lira të mundshme këtë verë.
Ruben Amorim ka qenë i lidhur me punën në Chelsea, dhe Roberto Mancini me pozicionin e Neëcastle, por të dy Mauricio Pochettino dhe Eddie Howe janë nën presion me afrimin e verës.
Duket shumë e pamundur që Xavi të futet në një punë tjetër menjëherë pas Barcelonës. Ai ndjen një lidhje të veçantë me Blaugranët, por ka folur se i detyrohet familjes së tij që të kalojë më shumë kohë me ta pas kësaj. /Telegrafi/
sport,la liga,Premier League,xavi , la liga,Premier League,xavi