Ernest Muçi ka krijuar lidhje të fortë shoqërore me talentin e madh të Beshiktash, Semih Kilicsoy.
Në fakt, që në momentin kur Muçi mbërriti në Turqi, ishin tifozët që krijuan një simpati për të dy lojtarët, duke i veçuar nga gjithë pjesa tjetër.
Kjo për shkak të moshës së tyre të re, për shkak të potencialit të madh që zotërojnë dhe një tjetër e përbashkët e tyre, është roli në sulm, për t’i bërë dëm mbrojtësave kundërshtar.
E sikur e gjitha kjo të mos mjaftonte, Muçi dhe Kilicsoy kanë një afër në pamjen e tyre fizike, për t’u emërtuar si “binjakët e pandashëm”.
Të dy këta futbollistë janë përfshirë edhe në formacionin e javës në Turqi pasi në fitoren e fundit të Beshiktashit ndaj Instabulspor në shifrat 0-2, golat u realizuan pikërisht nga lojtarët në fjalë. /Sport Ekspres/
sport,Ernest Muci,semih kilicsoy , Ernest Muci,semih kilicsoy