Duka: Futbolli i Kosovës ka qenë një ambasador i shkëlqyer, urimet më të mira në Ditën e Pavarësisë

Lajme

Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë.

Me rastin e kësaj dite të veçantë, një mesazh urimi nuk ka munguar as nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, shkruan Gazeta Express.

Ai vlerësoi se për këto 16 vite si shtet i pavarur, Kosova ka shënuar progres dhe konsolidim në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se “futbolli i Kosovës ka qenë një ambasador i shkëlqyer.

“Urimet më të mira Kosovës në Ditën e Pavarësisë! 16 vite si shtet i pavarur i shoqëruar me progres dhe konsolidim në arenën ndërkombëtare, ku edhe futbolli i Kosovës ka qenë një ambasador i shkëlqyer. Gëzuar!”, shkroi nënkryetari i UEFA-s.



sport,armand duka,kosova , armand duka,kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *