Drita tashmë e di kundërshtarin e saj në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve për sezonin 2026/27.
Kampionia e Kosovës do të ndeshet me Kauno Zalgirisin në përballjen e saj të parë evropiane për sezonin e ri, pas shortit të tërhequr të martën në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Ekipi nga Gjilani bënte pjesë në grupin 2 të skuadrave bartëse, çka i mundësoi të evitonte disa rivalë potencialisht më të fortë në këtë etapë të garës.
Sidoqoftë, përballë do të ketë një skuadër me eksperiencë në skenën evropiane, e cila gjithashtu synon kalimin në raundin e dytë.
Ndeshja e parë do të luhet më 7 ose 8 korrik në Lituani, ku Drita do të jetë mysafire, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet një javë më pas, më 14 ose 15 korrik në Kosovë.
Ndërkohë, skuadra tjetër shqiptare, Egnatia, nuk ka pasur të njëjtin fat si Drita, pasi do të përballet me kampionin e Rumanisë, Petrocub.//


