Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humbet finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Lajme

Borussia Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humbet finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit sesa nëse do ta fitojë atë, sipas një raportimi të ri.

Ekipi gjerman pati një rrugëtim të jashtëzakonshëm duke eliminuar Paris Saint-Germainin pas dy ndeshjeve në gjysmëfinale.

Ish-ylli i Dortmundit, Jude Bellingham, do të luajë ndaj ish-ekipit të tij në ‘Wembley’, përveç në rast se anglezi pëson ndonjë lëndim të papritur.

Dhe në rast se 20-vjeçari fiton Ligën e Kampionëve për herë të 15-të në histori të klubit, Dortmundi do të fitojë një shumë parash nga ky triumf.

Humbësi i finales së Ligës së Kampionëve këtë sezon do të përfitojë 12.9 milionë euro, ndërsa fituesi do të fitojë 17.2 milionë euro.

Por, ekziston një klauzolë e përfshirë në marrëveshjen e transferimit të Bellingham tek Real Madridi verën e kaluar, e cila mund të aktivizohet tani.

Sipas gazetës gjermane Rhur Nachrichten, një nga këto klauzola ka të bëjë me Bellingham nëse fiton Ligën e Kampionëve, e cila mund ta detyrojë Real Madridin të paguajë pesë milionë euro shtesë.

Në ndërkohë, ekipi gjerman do të fitontë dy milionë euro shtesë në rast se Bellingham bëhet pjesë e ekipit më të mirë të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Si rezultat, Dortmundi do të përfitonte gjithsej 22.5 milionë euro nëse humbet finalen, në krahasim me 20 milionë që do i merrte nëse e fiton atë. /Telegrafi



sport,Borussia Dortmund,Bundesliga,champions league , Borussia Dortmund,Bundesliga,champions league

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *