Borussia Dortmund ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndaj PSG-së me rezultatin minimal 1-0.
Ka qenë një ndeshje fantastike, ku në fakt priteshin më shumë gola, por vetëm një ishte vendimtar në këtë përballje.
Dortmund arriti të shënonte golin e avantazhit që në pjesën e parë, pasi në minutën e 36-të, Schlotterbeck asistoi për Fullkrug, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetën e Donnarumma.
Sfida ishte me shumë raste nga të dyja palët, por vetëm një gol mjaftoi për aktin e parë, pasi në “Parc des Princes”, në sfidën e kthimit, do të mësohet finalisti i Champions League.
sport,Borussia Dortmund,Bundesliga,champions league,PSG , Borussia Dortmund,Bundesliga,champions league,PSG