Donnarumma e pranon: Grup i vështirë, luajmë çdo ndeshje si të ishte e fundit

Lajme

Italia është një nga kundërshtarët e kombëtares shqiptare në Euro 2024. Në grupin B bën pjesë gjithashtu edhe Spanja dhe Kroacia, ku të 4 ekipet do të luftojnë mes tyre për kalimin në fazën tjetër.

Është cilësuar si grupi i “ferrit”. Një mendim të tillë e mbështet edhe Gianluigi Donnarumma.

Gardiani i italianëve do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në krah dhe do të synojë të udhëheqë Italinë sa më larg.

Në intervistën për “Sky Sport”, 25-vjeçari shprehet se grupi B është shumë i vështirë, por njëjtë do të jetë edhe për kundërshtarët.

Sipas tij pavarësisht shkallës së vështirësisë, Italia është një ekip i fortë që do të përballet pa frikë ndaj çdo rivali.

“Është një grup i vështirë për ne, por edhe për të tjerët. Kundërshtarët tanë e dinë mirë se do të përballen me një Itali shumë të fortë dhe me ide të qartë.

Do të luajmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit. Duhet të përgatitemi mirë sepse të gjitha ndeshjet do të jenë të komplikuara.

Shiriti i kapitenit? Sigurisht është një përgjegjësi e madhe, por jam krenar të mbaj shiritin e kapitenit te kjo kombëtare.

Dua të jap një shembull, për mua është shumë emocionuese të jem kapiteni i Italisë. Kam pasur shembuj të mirë si Buffon, Bonuçi e Chiellini.

Kam mësuar prej tyre. Te kjo skuadër ka shumë liderë dhe të gjithë duhet të ndihen si kapitenë. Kemi gjithçka në favor për të zhvilluar një Europian të madh”, përfundoi Donnarumma.



sport,Euro 2024,Gigi Donnarumma,kombetarja e italise , Euro 2024,Gigi Donnarumma,kombetarja e italise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *