Donat Rrudhani ka kontribuar me gol në barazimin e Lausanne-Sport në udhëtim ndaj Lausanne Ouchy, në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Zvicrës.
Ndeshja e zhvilluar në “Stade Olympique de la Pontaise” përfundoi me rezultatin 1:1.
Ismael Gharbi (32′) shënoi për epërsinë fillestare të vendasve.
Për mysafirët shënoi Donat Rrudhani (45+2′), për të cilin ishte ky goli i parë me fanellën e Lausannes.
Për reprezentuesin e Kosovës ishte ky goli i tij i tretë këtë sezon në elitën e futbollit zviceran, përfshirë edhe dy golat e shënuar në gjysmën e parë të sezonit me Young Boys.
Rrudhani ishte titullar dhe qëndroi në fushë për 83 minuta.
Te Lausanne Ouchy ndeshjen e kompletoi kapiteni i tyre Lavdrim Hajrullahu, kurse Alban Ajdini luajti për 74 minuta. Ai u zëvendësua nga shqiptari tjetër, Mërgim Qarri.
Lausanne-Sport është në pozitën e parafundit (11) me 22 pikë të grumbulluara.
Ndërsa, Lausanne Ouchy është në pozitën e fundit me shtatë pikë më pak. /Gazeta Express/
sport,donat rrudhani,Lausanna , donat rrudhani,Lausanna