Dikur ishin shokë skuadre te Mura, por tashmë pritet të bashkohen sërish te Rubin Kazani. Klubi rus synon të bëjë bashkë Mirlind Dakun dhe Dardan Shabanhaxhajn. Ky i fundit është pjesë e Murës në Slloveni, ku deri më tani numëron 7 gola dhe 3 asiste.
Statistikat e tij kanë tërhequr vëmëndjen e Rubin Kazanit, i cili ka nisur negociatat me bardhezinjtë. Sipas raportimeve të mediave sllovene, Shabanhaxhaj ka udhëtuar me ekipin drejt Turqisë për të kryer fazën përgatitore. Po në Turqi ndodhet edhe Rubin Kazani dhe pritet që palët të shkojnë drejt marrëveshjes për një transferim të mundshëm. Shabanhaxhaj është 22-vjeç dhe luan në rolin e sulmuesit anësor. /Sport Ekspres/
sport,dardan shabanhaxhaj,Mirlind Daku , dardan shabanhaxhaj,Mirlind Daku