Rei Manaj shkëlqeu me Sivasspor në sezonin e parë në Turqi, teksa në 33 ndeshje realizoi 18 gola dhe dhuroi 3 assiste.
Klubi i njohur synon që të mbajë në skuadër yllin kuqezi, por faktin se ky mision është i vështirë, e ka pranuar edhe trajneri i skuadrës turke, Bulent Ujgun.
Ujgun pranon se për Manaj ka interesim nga shumë skuadra dhe se e ardhmja e tij mbetet për t’u parë.
“Unë kam paraqitur një raport në lidhje me mënyrën sesi do funksionojmë për sezonin që vjen. Megjithatë, e vetmja çështje e ndryshme këtu është Rey Manaj. Ka shumë skuadra që duan Rey Manaj”. tha tekniku, duke lënë të kuptohet se merkato do të ndërtohet në varësi të qëndrimit ose jo të 27-vjeçari.
Kujtojmë se lojtari ka luajtur në kampionate të ndryshme si Spanjë me Bafcelonën B, Itali me Interi dhe Angli me Watfordin.
Për momentin, mediat hezitojnë të flasin për skuadra konkrete të interesuara, por e vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është se për Manaj janë në garë në distancë disa skuadra.
Sulmuesi u impenjua me kombëtaren e Shqipërisë në Europian, teksa u aktivizua 14 minuta ndaj Italisë, 85 minuta ndaj Kroacisë dhe 58 minuta ndaj Spanjës.
sport,Rey Manaj,sivasspor,superliga turke , Rey Manaj,sivasspor,superliga turke