Didier Deschamps, në krye të Kombëtares së Francës, është zyrtarisht trajneri që ka regjistruar më shumë fitore në historinë e Kupës së Botës.
Rekordi i tij u vulos në Kupën e Botës 2026, pasi Franca triumfoi bindshëm me rezultat 4-1 përballë Norvegjisë.
Ky sukses përfaqëson fitoren e 17-të të francezëve në Kupën e Botës nën drejtimin e Deschamps.
Falë këtij rezultati, tekniku francez la pas rekordin e mëparshëm të Helmut Schon të Gjermanisë, i cili gjatë karrierës së tij kishte arritur 16 fitore në Kupën e Botës me përfaqësuesen gjermane.
Megjithatë, Deschamps nuk ndodhej në pankinë në sfidën ndaj Norvegjisë, pasi mungoi për shkak të vdekjes së nënës së tij.


