Bayern Munich është zhytur në kërkimin e një trajneri të ri për të drejtuar skuadrën sezonin e ardhshëm, pas largimit të Thomas Tuchel.
Edhe pse Xabi Alonso u shfaq si një nga kandidatët kryesorë, angazhimi i tij me Bayer Leverkusen e ka përjashtuar këtë mundësi, duke e lënë klubin bavarez të eksplorojë alternativa të tjera.
Sipas raportimeve nga disa media gjermane, Julian Nagelsmann del si një pretendent i fortë për këtë pozitë.
Ky fakt bie në sy, duke qenë se ishte vetë Bayerni që e shkarkoi atë vetëm një vit më parë.
Nagelsmann, i cili më parë kishte fituar një Bundesligë dhe dy Superkupa me skuadrën, u shkarkua në sezonin e tij të dytë edhe pse rezultatet nuk ishin të këqija.
Shkarkimi i tij ndodhi pas ardhjes së Tuchel, i cili më vonë do të fitonte kampionatin e ligës.
Megjithatë, mundësia e riintegrimit të Nagelsmannit, ndoshta i shoqëruar nga Wagner, ndihmësi i tij në skuadrën gjermane, po debatohet mes drejtuesve të klubit.
Figura të njohura si Uli Hoeness shprehin mbështetjen e tyre për këtë ide, duke kritikuar menaxhmentin e mëparshëm të Kahn dhe Salihamidzic.
Nga ana tjetër, planet për të ardhmen e Nagelsmann janë gjithashtu një faktor përcaktues.
Me përfundimin e kontratës së tij me kombëtaren gjermane pas Kampionatit Evropian, po spekulohet për vazhdimësinë e tij në këtë pozicion.
Nëse ai zgjedh të kthehet në drejtimin e klubit, është e diskutueshme nëse ai do të ishte i gatshëm të menaxhonte jashtë Gjermanisë, duke pasur parasysh historinë e tij me Hoffenheim, Leipzig dhe vetë Bayern. /Telegrafi/
sport,Bayern Munich,Bundesliga,Xabi Alonso , Bayern Munich,Bundesliga,Xabi Alonso