Franca ka vuajtur shumë, por megjithatë ka fituar ndaj Belgjikës me rezultat 1-0 për të kaluar në çerekfinale të Euro 2024.
‘Gjelat’ kanë shënuar vetëm tre gola deri më tani, ku dy nga ta autogola dhe një tjetër nga penalltia për të shkuar në çerekfinale.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur për ecurinë e skuadrës së tij, duke thënë se niveli i këtij Evropiani është shumë i lartë.
“Zhvilluam një ndeshje të nivelit të lartë, në 90-minuta ne krijuam më shumë se Belgjika. Pengu i vetëm është që nuk po konkretizojmë në gol rastet e krijuara, shumë topa përfunduan në tribunë”.
“Por, kualifikimi në çerekfinale është i rëndësishëm për ne, edhe pse tashmë jemi mësuar me të tilla arritje. Mbi Francën ka gjithmonë shumë pritshmëri, por niveli në këtë Europian është shumë i lartë”, tha Deschamps.
Tutje trajneri francez foli edhe për repartin ofensivë, ku Franca po çalon në këtë Evropian.
“Kolo Muani edhe në të kaluarën ka bërë gjëra të rëndësishme dhe unë e vlerësoj shumë. Ka shumë kualitet. Thuram mund të bëjë më mirë, te Inter është rritur shumë, por vazhdon të jetë pak i ndrojtur”.
“Është një pikë referimi për ne në majën e sulmit, kuptohet mirë me Mbappe, por sigurisht që mund të përmirësohet edhe më shumë në këtë aspekt”, u shpreh Deschamps. /Telegrafi/
sport,Euro 2024 , Euro 2024