Të gjithë ëndërrojnë fitoren e Shqipërisë kundër Spanjës dhe fitoren minimale të Kroacisë ndaj Italisë.
Një skenar i tillë të hënën do të kualifikonte Shqipërinë si të dytën e grupit B në Europian.
Në rast se Kombëtarja e mbyll si vend i dytë, atëherë do të ndeshet me vendin e dytë të grupit A. Atë pozicion duket se e ka blinduar Zvicra.
Kështu në Berlin më 29 qershor do të shihnim një derbi shqiptarësh. Kujtojmë se te Zvicra gëzojnë fanellën e titullarit dysha Xhaka-Shaqiri.
Një përballje e tillë nuk është e panjohur për historinë e Europianëve. Kjo pasi në vitin 2016, Shqipëria debutonte pikërisht kundër Zvicrës.
Ajo ndeshje fitohej nga Zvicra me rezultatin 1 me 0.
sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare , Euro 2024,kombetarja shqiptare