Dëmtimi me kombëtaren në miqësore, trajneri i Sassuolos sqaron gjendjen e Kumbullës

Lajme

Sassuolo pret Udinesen në shtëpi të hënën, në një duel mbijetesë që duhet fituar me çdo kusht.

Skuadra ku luajnë Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla, renditet e parafundit në Serie A.

Trajneri Davide Ballardini u ndal edhe te Kumbulla në konferencën për shtypin.

Mbrojtësi është në pritje të takimit të parë si titullar me Sassuolon, por problem është dëmtimi që pësoi gjatë grumbullimit me Shqipërinë.

“Kumbulla titullar ndaj Udineses? Marashi ka një problem në aduktor. Të shtunën është stërvitur i diferencuar, besoj se edhe të dielën do të zhvillojë një pjesë të seancës stërvitore me grupin.

Dhe një pjesë me përgatitësit tanë. Të vlerësojmë gjendjen e tij, sidomos të dielën. Më pas do të vendosim nëse do e nisë si titullar apo jo.

Nuk kemi probleme me dëmtimet përveç Kumbullës, i cili ka këtë shqetësim në këmbën e majtë. Do të vendosim në fund në lidhje me aktivizimin e tij”, deklaroi trajneri italian. /abcnews.al



sport,kombetarja shqiptare,Marash Kumbulla,Sassuolo,serie a , kombetarja shqiptare,Marash Kumbulla,Sassuolo,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *