Një episod jo i zakonshëm u regjistrua në konferencën për shtyp para sfidës me Spanjën, ku Cristiano Ronaldo pati një përplasje verbale me një gazetar.
Futbollisti portugez kërkoi që pyetja t’i drejtohej pikërisht nga ai reporter, duke iu drejtuar me fjalët se ishte në dijeni që ai nuk e pëlqente. Megjithatë, Ronaldo theksoi se objektivi ndaj Spanjës mbetet të shënojë dhe të sigurohet kualifikimi.
“Jepni mikrofonin atij djaloshit të ri, i cili nuk ka pëlqim për mua. Dua të shoh nëse së paku do të bëjë ndonjë pyetje të mirë”.
“Po, ti. E di që nuk më pëlqen”, tha fillimisht Ronaldo.
Më pas, gazetari iu drejtua kështu: “Cristiano, si je? Është mirë të flasësh me ty. Doja të pyesja: Çfarë është gjëja më e vështirë që të luash në Kupën e Botës në moshën 41-vjeçare?”.
Ronaldo iu kundërpërgjigj: “Gjëja më e vështirë është të flasë me disa prej juve, sidomos ju që nuk më pëlqeni. Dhe e di që ti je një prej tyre. E di këtë (qesh)”.
Ai shtoi më tej se fytyrat nuk i harron lehtë dhe se i mjafton të shohë dikë që ta mbajë mend. Sa i përket aktivizimit në moshën 41-vjeçare, Ronaldo tha se ka qenë një eksperiencë e madhe, pasi arritja në atë nivel kërkon shumë gjëra.
“Çfarë kam bërë në karrierë është adaptimi në moshë, duke e ditur që nuk jam më ai lojtari që kam qenë. Por, një gjë nuk ka ndryshuar: Ende shënoj gola”.
“Shpresoj të shënoj nesër. Nëse nuk e bëj, shpresoj ta bëjë dikush tjetër sepse na duhet të kualifikohemi dhe kjo ka rëndësi. Çfarë mbetet në kujtesë është të kualifikohemi ndaj një skuadre të mirë dhe do të ishte mrekulli të mposhtim Spanjën”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, ndeshja mes Spanjës dhe Portugalisë është parashikuar të fillojë në ora 21:00.//


