Serie A

Como dominon Juventusin 3-0, Kolo Muani përjashtohet dhe Zhegrova mbetet në stol

Como triumfoi bindshëm 3-0 ndaj Juventusit në shtëpi, në përballjen e vlefshme për javën e 13-të të Serie A. Ndeshja, e cila pritej të ishte e luftuar, mori një tjetër drejtim që në minutën e pestë, kur mysafirët mbetën me një futbollist më pak. Randal Kolo Muani u ndëshkua me karton të kuq pasi…

Como dominon Juventusin 3-0, Kolo Muani përjashtohet dhe Zhegrova mbetet në stol

Como triumfoi bindshëm 3-0 ndaj Juventusit në shtëpi, në përballjen e vlefshme për javën e 13-të të Serie A.

Ndeshja, e cila pritej të ishte e luftuar, mori një tjetër drejtim që në minutën e pestë, kur mysafirët mbetën me një futbollist më pak.

Randal Kolo Muani u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi një kundërshtar në një veprim josportiv, duke e lënë Juventusin në inferioritet numerik për pjesën tjetër të takimit.

Como shfrytëzoi avantazhin dhe kaloi në epërsi në fundin e pjesës së parë. Nico Paz realizoi një gol spektakolar nga goditja e lirë në minutën 45+1’.

Skuadra vendase e kontrolloi lojën edhe pas pushimit, ndërsa Anastasios Douvikas e çoi rezultatin në 2-0 në minutën 63’, pas një topi të kthyer.

Douvikas shënoi sërish në minutën 80’, këtë herë me një vollej nga distanca, duke vulosur fitoren dhe duke lënë portierin e Juventusit të shtangur.

Edon Zhegrova nuk u aktivizua në këtë sfidë, pasi trajneri Luciano Spalletti e mbajti gjatë gjithë ndeshjes në stol.

Pas këtij suksesi, Como ngjitet në vendin e katërt me 29 pikë, ndërsa Juventusi mbetet në pozitën e shtatë me 21 pikë.