Çmimi ‘qesharak’ që Manchester United ka paguar për transferimin e Garnachos

Lajme

Tifozët e Manchester United kanë mbetur të mahnitur kur zbuluan koston e vërtetë të transferimit të yllit argjentinas Alejandro Garnacho.

Vetëm si 19-vjeçar, Garnacho është në mesin e lojtarëve më të spikatur të Unitedit këtë sezon, ndërsa ndaj Evertonit të shtunën, ai u bë lojtari i parë i Unitedit në histori të Ligës Premier që ka fituar dy penallti brenda një ndeshje.

Reprezentuesi argjentinas ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat këtë sezon, teksa ka kontribuar edhe me tri asistime.

Garnacho mund të jetë një nga shkëndijat e ndritura të ‘Djajve të Kuq’ këtë sezon, por klubi anglez e ka vëzhguar atë që prej moshës 14-vjeçare, para se të nënshkruanin një parakontratë me të dy vite më vonë, kur atë kohë ishte pjesë e Atletico Madridit.

Sipas asaj që raporton The Athletic, transferimi i Garnachos i kishte kushtuar Manchester Unitedit 150 mijë euro, ndërsa 50 mijë të tjera u paguan në formë bonusesh.

Atletico gjatë asaj kohe kishte shprehur dëshirën që ta mbante atë në ekip dhe i kishin ofruar një pagë pak a shumë të njëjtë si ajo e United: 70 mijë euro në vit, me mundësinë që kjo të rritet deri në 90 mijë.

Pas paraqitjes së tij mbresëlënëse ndaj Evertonit, Garnacho mori shumë lëvdata, ku në mesin e atyre që e përgëzuan argjentinasin për ndeshjen që bëri ishte edhe legjenda Rio Ferdinand. /Telegrafi/



sport,Alejandro Garnacho,Manchester United , Alejandro Garnacho,Manchester United

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *