Yan Couto do të rikthehet te Manchester City pas dy viteve të kaluara te Girona si i huazuar nga kampioni nëfuqi i Anglisë.
Megjithatë mbrojtësi i djathtë brazilian nuk do të mbetet gjatë në Etihad Stadium, pasi ai nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola.
Me Kyle Walker një pjesë e rëndësishme në krahun e djajthtë të mbrojtjes dhe me lojtarët si Rico Lewis dhe John Stones që luajnë në atë rol, Pep Guardiola nuk e ka ndërmend të mbajë brazilianin.
Nisur nga kjo situatë, Manchester City synon të nxjerrë një fitim të mirë nga shitja e Yan Couto , i cili ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm te Girona.
Sipas asaj që ka raportuar ‘Talk Sport’, klubi anglez vlerëson se mund të marrë rreth 40 milionë euro për lojtarin brazilian, i cili ka interes nga Real Madrid, Bayern Munich dhe Manchester United.
Tre top klubet evropiane e kanë përcjell mbrojtësin brazilian i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij në La Liga.
Couto nuk pritet të mbetet në Etihad Stadium dhe City nga shitja e brazilianit synon t’i fitojë 40 milionë euro. /Telegrafi/
sport,Manchester City,Premier League,yan couto , Manchester City,Premier League,yan couto