Cila ishte këshilla që mori para ndeshjes me Kroacinë? Flet Broja (VIDEO)

Lajme

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, ka qenë një prej futbollistëve të kombëtares, Armando Broja.

Siç e dimë në ndeshjen kundër Kroacisë, ai nuk luajti dhe për këtë ka folur dhe më gjatë në emisionin e sotëm teksa ka këshillën që i kanë dhënë prindërit.

“Mbaj kokën lart dhe mos i trego askujt që je me nerva.”-ishte kjo ajo çfarë prindërit i kishin thënë kur mësuan që Broja do të qëndronte në stol në ndeshjen me Kroacinë.

Pjesë nga intervista:

Marina Vjollca: Cili është njeriu që flet në momentet e tua më të vështira? Për shembull kur nuk ishe në ndeshjen kundër Kroacisë, me kë fole?

Armando Broja: Flas me mamin dhe babin gjithmonë. I kam pasur gjithë kohën pas meje, dhe për mua këtë moment ka qenë i vështirë sepse çdo lojtar ëndërron të luajë në këto turne dhe kam pasur besim që do të luaj. Kur fola me mamin dhe babin, e dinin që isha i mërzitur. Kur fola më thanë që “mbaj kokën lart dhe mos i trego kujt se je me nerva sepse dukesh nëpër fushë kur flet me gjuhën e trupit dhe e reflekton dhe duhet ta mbash tamam”.

 



showbiz,sport,broja,keshilla , broja,keshilla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *