Dardan Vuthaj është zyrtarisht lojtar i Chievo Verona. Sulmuesi shqiptar nga Laçi ka mbyllur eksperiencën e tij te Ligorna, ndërsa tashmë do të vijojë karrierën me skuadrën verdheblu nga Verona, që garon në Serie D të Italisë.
Një nga sezonet më të spikatura të Vuthajt mbetet ai i 2021-2022, kur me Novarën arriti ta mbyllte kampionatin si golashënuesi më i mirë i Serie D, duke realizuar 35 gola në një edicion të shkëlqyer.
Sa i përket trofeve në nivel klubesh, i vetmi i fituar deri tani nga Dardan Vuthaj është ai me Egnatian në sezonin 2024-2025, kur fitoi titullin kampion në Superiore.


