Chelsea ndryshon kontratat e Mudryk dhe Enzos, zbulohet se kur skadojnë ato tani

Lajme

Chelsea nënshkroi Enzo Fernandez dhe Mykhaylo Mudryk në janar 2023, duke u dhënë atyre një kontratë tetë dhe shtatëvjeçare, respektivisht.

Kjo u bë për të mbrojtur të ardhmen e tyre në klub, por edhe për të shpërndarë tarifat e transferimit ndër vite në librat e kontabilitetit për të shmangur sanksionet e mundshme të FFP-së.

Të dy lojtarët kishin klauzola të zgjatjes njëvjeçare në marrëveshjet e tyre me Chelsean dhe tani klubi i ka ndryshuar ato, raporton Evening Standard.

Mesfushori argjentinas tani ka një kontratë deri në vitin 2032 ndërsa marrëveshja e ukrainasit tani skadon në 2031.

Mediumi shton se kontratat u zgjatën sezonin e kaluar, por u bë e ditur vetëm këtë muaj. /Telegrafi/



sport,chelsea,enzo fernandez,Mikhaylo Mudryk,Premier League , chelsea,enzo fernandez,Mikhaylo Mudryk,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *