Chelsea ka kaluar në çerekfinale të FA Cup, pasi ia doli të eliminonte me shumë mund Leeds United me rezultat 3-2.
Të parët që shënuan ishin mysafirët, që realizuan në minutën e tetë nëpërmjet Joseph.
Por, Blutë u këndellën shpejtë, duke shënuar me anë të Nicolas Jackson në minutën e 15-të, me Moise Caicedon që ishte asistuesi.
Në minutën e 37-të, Mykhaylo Mudryk realizoi për 2-1, ndërsa u asistua prej Raheem Sterling.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një dramë e vërtetë.
Joseph shënoi sërish për Leeds United, tani për rezultatin 2-2, ndërsa Anthony ishte përsëri asistuesi në minutën e 59-të.
Chelsea u mundua deri në fund që të rikthente epërsinë dhe këtë e arriti me anë të Conor Gallagher që realizoi në minutën e 90+1-të. /Telegrafi/
sport,chelsea,FA CUP,Leeds United,Premier League , chelsea,FA CUP,Leeds United,Premier League