Chelsea e gjen zgjidhjen për portën, ofron 20 milionë euro dhe Kepan për 23-vjeçarin

Lajme

Kepa Arrizabalaga do të rikthehet te Chelsea në verë pas huazimit te Real Madridi që nuk po shihet si i suksesshëm.

Andriy Lunin ka arritur të marrë rolin e portierit titullar në Madrid dhe Los Blancos nuk duan të përdorin opsionin e blerjes për portierin spanjoll.

Megjithatë e ardhmja e Kepas nuk pritet të jetë në Londër, por sërish në La Liga dhe kësaj radhe as te Real Madridi, por as tek ish-klubi i tij Athletic Bilbao.

Chelsea duket se ka gjetur zgjidhjen për portën dhe duan të nënshkruajnë me portierin gjeorgjian të Valencias, Giorgi Mamardashvili i cili konsiderohet si një nga portierët e rinj më të mirë në Evropë.

I vlerësuar me 40 milionë euro nga Valencia , Giorgi Mamardashvili është opsioni numër një i Chelseat për ta përforcuar portën, ku as spanjolli tjetër Robert Sanchez nuk ka bindur.

Për të lehtësuar ardhjen e gjeorgjianit në Stamford Bridges, te Chelsea po mendojnë të ofrojnë gjysmën e asaj shume parash dhe të përfshijnë në operacion edhe Kepan, në mënyrë që ai të përfundojë në Mestalla.

Ky duket një opsion i kënaqshëm për të gjitha palët. Valencian që do të fitonte 20 milionë euro dhe një portier, si dhe Chelsea do që do të siguronte një nga portierët e rinj më të mirë në Evropë për një çmim përgjysmë që ai ka në tregun e transferimeve. /Telegrafi/



sport,chelsea,Premier League , chelsea,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *