Chelsea e ka kompletuar marrëveshjen për të transferuar talentin 17-vjeçar të Palmeiras Estevao Willian.
“Blutë” kishin arritur marrëveshje personale me lojtarin e njohur me nofkën “Messinho”, megjithatë oferta prej 57 milionë euro ishte hedhur poshtë nga Palmeiras muajin e kaluar.
Sidoqoftë, “Athletic” raporton se dy klubet tashmë janë pajtuar në mënyrë verbale që ta dërgojnë brazilianin në “Stamford Bridge”, kur t’i mbushë 18 vjeç më 2025.
Chelsea do të paguajë së paku 34 milionë euro fillimisht, e pastaj 23 milionë euro që varet nga bonuset.
Nëse arrihen bonuset, atëherë kjo do të jetë shitja më e shtrenjtë për një klub brazilian duke e tejkaluar marrëveshjen e Real Madridit për Endrick, që ishte arritur më 60 milionë euro.
Chelsea gjithashtu ishte e interesuar për Endrick dhe e sheh Estevao si talent të ngjashëm, meqenëse qendërsulmuesi preferoi t’i bashkohet Real Madridit.
Estevao pritet të nënshkruajë kontratë shtatëvjeçare me Chelsean, por nuk do t’iu bashkohet deri në prillin e muajit 2025.
sport,chelsea,Estevao Willian , chelsea,Estevao Willian