E ardhmja e Armando Brojës vazhdon që të jetë e paqartë. Është e sigurt që sulmuesi i kombëtares shqiptare, do të largohet nga Çelsi, por nuk dihet akoma se kush do të jetë skuadra e tij e re.
“Blutë” e Londrës deri më sot kanë dashur që të shesin përfundimisht lojtarin, duke mos pranuar ofertat e shumta për huazimin e tij. Por sot, sipas mediave britanike këto kushte kanë ndryshuar.
Çelsi është i gatshëm që të huazojë Brojën, por në kontratë shtohet detyrimi i blerjes përfundimtare të kartonit të lojtarit për 30 milionë stërlina.
Janë të shumta skuadrat që kërkojnë lojtarin e kombëtares shqiptare si në Angli, Itali apo Gjermani. Tashmë mbetet për të parë se kush do të bëjë lëvizjen përfundimtare për transferimin e sulmuesit të talentuar.
sport,Armando Broja,chelsea , Armando Broja,chelsea